Është dita e 18 sot prej kur serbët vendosën barrikada në rrugët kryesore që të çojnë në pikëkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, në Jarinjë dhe Bërnjak.
Dita-ditës, barrikadat janë shtuar, me serbët që kanë vendosur një sërë kushtesh për t’i hequr ato. Në mesin e këtyre kushteve është përmendur edhe formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Fillimisht, barrikadat u vendosën në shenjë pakënaqësie me arrestimin e ish-policit serb të Kosovës, Dejan Pantiq, i cili akuzohet për sulm terrorist ndaj institucioneve.
Radio Evropa e Lirë ka përgatitur një hartë që tregon pikat në të cilat serbët lokalë kanë vendosur barrikada me kamionë dhe automjete tjera të rënda.