Policia Rajonale e Ferizajt thotë se ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 19-25/Dhjetor/2022 ka shqiptuar 894 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka hequr edhe 14 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.
Ndërsa, janë raportuar 41 aksidente, prej tyre: Aksidente me lëndime 19 dhe aksidente me dëme materiale 22.
Policia u bën thirrje qytetarëve se për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, “të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”.