Ish-drejtuesi i policisë: Prokuroria ka indicie që Ervis Martinaj është gjallë

Ish-drejtuesi i policisë: Prokuroria ka indicie që Ervis Martinaj është gjallë

Referuar aksionit të policisë dhe prokurorisë në banesën e Ervis Martinajt dhe dy xhaxhallarëve të tij, ish-drejtuesi i policisë, Arben Hajdarmataj, deklaron se hetuesit mund të kenë indicie që biznesmeni mund të jetë gjallë.

“Nëse denoncimi i xhaxhait të tij është bërë më datën 8 dhe mesazhi është më datën 9 atëherë presupozohet se është inskenuar denoncimi i xhaxhait të tij. Sepse është një ditë më mbrapa.

Kjo mund të jetë një indicie shumë e fortë të cilën hetuesit mund ta kenë marrë tani, nuk e di kur mund ta kenë marrë, mund ta kenë marrë përpara 4 muajsh por dhe së fundmi. Fakti që bëhet publik është i kohëve të fundit. Nëse do të jetë kjo dhe lëviz një ditë është një indicie që Ervis Martinaj jeton dhe ishalla jeton nga ana njerëzore pavarësisht nga pozita e tij juridike në marrëdhënien me ligjin”, tha Hajdarmataj për Euronews.

Në shtëpinë e Ervis Martinajt dhe 2 xhaxhallarëve të tij Faik dhe Rakip Martinajt u gjetën dhe u sekuestruan 2 armë zjarri automatike, 1 silenciator, rreth 7 mijë fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, për armë të lehta dhe të rënda, 85 predha eksplozive, 1 thikë bajonetë, 9 uniforma policie, 7 jelekë multifunksionalë, 11 kapele policie, 2 radio policie, fenelina policie, maskë gome për fytyrën dhe dokumente të ndryshme. Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit të këtij viti. 

Related Articles