Janë publikuar pamjet e një prifti rus duke pretenduar se “rënia duke luftuar” është më e mirë se çdo vdekje tjetër.
Pamjet e shpërndara nga Anton Gerashchenko, këshilltar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Ukrainës, tregojnë momentin kur prifti thotë se “më mirë është vdesësh me armë në duar”.
“Një vdekje ushtarake është më e mirë se të gjitha vdekjet tjera. Njerëzit vdesin si derrat, ata ngulfaten për vdekje. Ata hanë, pijnë alkool dhe bien nën tavolinë, duke u ngulfatur për vdekje”.
Prifi më pas liston disa mënyra të vdekjeve që njerëzit kanë vdekur para se të shkonin të luteshin që të “vdisnin si heronj”.
“Ka shumë vdekje të turpshme si kjo. Më mirë është të vdesësh me një armë në dorë për atdheun, si një hero. Gjithashtu më mirë është lutesh para vdekjes dhe të shkosh në parajsë”, shtoi ai.