Të paktën 15 persona u plagosën në shtetin indian të Assam pasi u sulmuan nga një leopard, sipas kanalit televiziv Times of India.
“Leopardi kafshoi disa persona dhe ata duhej të shtroheshin në spital. Personat e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën”, tha përfaqësuesja e spitalit shtetëror.
WATCH: #BNNIndia Reports.
At least 15 people were injured, including three forest officials, as a leopard went on the rampage at the Rain Forest Research Institute (RFRI) in #Jorhat, #Assam. #India #leopardattack #accident pic.twitter.com/FLhuzaQ7Eu— Gurbaksh Singh Chahal (@gchahal) December 27, 2022
Mes të plagosurve ka punëtorë pylli, fëmijë dhe gra. Shumica e të plagosurve mbërritën në spital nga kampusi i Institutit të Kërkimeve të Pyjeve Tropikale, që ndodhet në periferi të qytetit të Joratit.
Zyrtarët e Departamentit të Pyjeve thanë se kafsha ndoshta hyri në kampus në kërkim të ushqimit.
Ranjit Konwar, një zëdhënës i Joratit, tha se një natë më parë leopardi kishte filluar të sulmonte banorët në fshatrat ngjitur me institutin, i cili është i rrethuar nga plantacione çaji.
“Kafsha është bërë shumë agresive. Ne kemi vendosur kurthe brenda kampusit për ta kapur atë. Po punohet për gjetjen e tij” , shtoi ai.
Konwar tha gjithashtu se të gjithë banorëve të kampusit u është thënë të qëndrojnë brenda.