BE-ja dhe SHBA-ja për veriun: Po punohet me Kurtin e Vuçiqin për të gjetur një zgjidhje politike

BE-ja dhe SHBA-ja për veriun: Po punohet me Kurtin e Vuçiqin për të gjetur një zgjidhje politike

Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të marrin masa për të ulur tensionet dhe po ashtu të frenohen nga provokimet, kërcënimet dhe frikësimet.

Në një deklaratë të përbashkët të BE-së dhe Departamentit të Shtetit të SHBA-së, thuhet se po punohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të gjetur një zgjidhje politike për të ulur tensionet.

“BE-ja dhe SHBA-ja është e shqetësuar për situatën e tensionuar që po vazhdon të mbizotërojë në veri të Kosovës. Ne i bëjmë thirrje të gjithëve për përmbajtje maksimale, të mos marrin masa të menjëhershme dhe të pakusht për të ulur tensionet, dhe të frenohen nga provokimet, kërcënimet e frikësimet. Ne po punojmë me presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti për të gjetur një zgjidhje politike në mënyrë që të ulen tensionet dhe të arrihet pajtim për një rrugë para në interes të stabilitetit, sigurisë dhe mirëqenies të gjitha komuniteteve lokale”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Po ashtu në këtë deklaratë është thënë se mirëpresin garancinë e marrë nga Kosova që konfirmon se nuk ka një listë me serbë të Kosovës që do të arrestohen apo persekutohen për “protestat paqësore/barrikadat”.

“Në të njëjtën kohë sundimi i ligjit duhet të respektohet, dhe çdo formë e dhunës është e papranueshme e nuk do të tolerohet”, thuhet në komunikatë.

SHBA-ja është thënë se do ta përkrahë punën e BE-së nëpërmjet Misionit të EULEX-it në Kosovë.

Related Articles