Hill thotë se nuk diskutohet më se a do të ketë Asociacion, por vetëm si do të funksionojë ai

Hill thotë se nuk diskutohet më se a do të ketë Asociacion, por vetëm si do të funksionojë ai

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, thotë se më nuk është në pyetje se a do të ketë Asociacion të komunave me shumicë serbe në Kosovë, a jo. Tash, siç thotë ai, flitet vetëm se si do të funksionojë dhe se si do të zbatohet ai.

Në një intervistë për mediumin serb “Nova”, Hill i është referuar një deklarate të emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, rreth formimit të Asociacionit.

“Z. Escobar e la thënë shumë qartë se kjo [formimi i Asociacionit] do të ndodhë, që për të ka dakordim të mëhershëm dhe mbetet një kusht. Tani pyetje nuk është se a bëhet apo jo Asocacioni i komuntave me shumicë serbe, por si do të fuksionojë dhe si do të zbatohet ai”, ka thënë Hill.

Në pyetjen se a ka Uashingtoni mekanizëm për ta detyruar Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ta formojë Asocacionin, ambasadori amerikan është përgjigjur se “logjika është mekanizmi më i fuqishëm”.

“Bashkësia e komunave serbe është një dakordim i mëparshëm dhe një obligim. Tani ne merrem me pyetjen se si duhet zbatuar ai. Dhe, nuk mendoj vetëm se është e drejtë për ta formuar atë. Mendoj se është logjike. Dhe, mendoj se logjika është mekanizmi më i fuqishëm”, ka deklaruar Hill. 

Related Articles