Sipas një burimi nga institucionet e sigurisë, emaili i pranuar sot në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” ku thuhej se ka një bombë, ka qenë në gjuhën arabe.
Ky burim, tha për KosovaPress se ky email ishte i mangët dhe kot, me qëllim që ta rrisin ndjenjën e pasigurisë dhe ta sabotojnë infrastrukturën kyçe në Republikën e Kosovës.
“Në kohën kur u mbyll rruga me barrikadë në anën serbe të kufirit në Merdarë, rruga kryesorë të cilën e kalojnë mërgimtarët shqiptarë të Kosovës, Serbia ka dashur që ta rrisë këtë pasiguri edhe me bllokimin e Aeroportit.