Nis protesta për bojkotimin e produkteve serbe me thirrjen “Duaje tënden”

Nis protesta për bojkotimin e produkteve serbe me thirrjen “Duaje tënden”

Me thirrjen “Bojkoto produktet serbe”, një grup studentësh nga Universiteti “Hasan Prishtina” përkatësisht nga Fakulteti i Edukimit, po marshojnë nga objekti i Fakultetit deri te Teatri Kombëtar.

Më plis në kokë e me pankarta “Duaje tënden”, “Ata barrikadojnë rrugët e ne produktet”, këta studentë po bëjnë thirrje që mos të blihen produktet serbe nga banorët e Kosovës.

Sipas tyre, me blerjen e produkteve të tyre, serbët po forcojnë ushtrinë.

Ndryshe, këtë protestë, studentët e Universitetit “Hasan Prishtina”, konkretisht të Fakultetit të Edukimit, e kanë paralajmëruar me qëllim të rritjes së mbështetjes për bojkotim të produkteve serbe.

“Ky manifestim do të fillojë me marshim nga Fakulteti i Edukimit në orën 11:40, deri te Teatri Kombëtar në Prishtinë, e pastaj te teatri do të mbahet manifestimi deri në orën 13:00”, thuhej në njoftim.

Related Articles