Njëri nga tre kamionët e vendosur në udhëkryqin tek Shkolla Teknike në Mitrovicën Veriore është larguar, raporton Gazeta10.
Sipas “Mitropol” pas pak minutash pritet të largohen edhe dy kamionët e tjerë të vendosur në rrugë.
Disa persona vështirë të identifikushëm janë parë duke punuar në makinerinë e kamionetave dhe fryerjen e gomave, për largimin e tyre.
Në vendin e ngjarjes ndodhen KFOR-i italian.
Largimi i barrikadave u paralajmërua dje nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me serbët nga Kosova në Rashkë, si rrjedhojë e lirimit të Dejan Pantiq në arrest shtëpiak.