Allegri refuzon Tottenhamin

Allegri refuzon Tottenhamin

Sipas gazetës spanjolle Diario AS, Massimiliano Allegri ka refuzuar punën në Tottenham Hotspur, duke dëshiruar më parë punën me Real Madridin, Napolin apo Juventusin.

Ish trajneri i bardhezinjve dhe trajneri i Milanit është ende pa klub dhe po konsideron opsionet e tij për sezonin e ardhshëm.

Diario AS ka thënë se Allegrit i është ofruar mundësia për ta marrë drejtimin e Spurs, por e ka refuzuar ofertën e ekipit të Premier Ligës.

Tottenhami e ka shkarkuar Jose Mourinhon muajin e kaluar dhe ai pritet që të këtë një rol të ri si trajner i Romës sezonin e ardhshëm.

Allegri duket se dëshiron që ta drejtojë Real Madridin dhe shumë burime spanjolle thonë që ai është zgjedhja e parë nëse Zinedine Zidane largohet këtë verë.

Kjo ka bërë që ta lërë Napolin në pritje, pavarësisht se ai ishte zgjedhja e parë e Presidentit Aurelio De Laurentiis, pas prishjes së raporteve të tij me Gennaro Gattuson.

Madje edhe rikthimi në Juventus përflitet, dy vite pas largimit të tij, por pasi fitoi Kupën e Italisë, Andrea Pirlo deklaroi se ai e ka fituar mundësinë për ta drejtuar skuadrën edhe për një vit.

Megjithatë, kjo do të varet më shumë nga ajo se a do të kualifikohet Juventusi në Ligën e Kampionëve./Gazeta Enigma/

Related Articles