Familja Krasniqi në Fushë Kosovë jeton në kushte të mjerueshme.
Përveç që përballen me gjendje të vështirë ekonomike e kushte minimale të jetesës, ata brengë kanë edhe problemet shëndetësore, duke rrëfyer se dy nga pesë fëmijët vuajnë nga epilepsia, ndërsa njëri ka probleme me shikimin.
Kjo është streha e familjes Krasniqi, megjithëse vështirë se mund të cilësohet e tillë. Familja shtatë anëtarëshe jeton në këtë shtëpi e cila nuk plotëson as kushtet minimale për jetesë.
Kryefamiljari, Naim Krasniqi ka rrëfyer se nuk kanë as truall, as shtëpi të tyre, por banojnë me qira.
Edhe Lisabeta Krasniqi ka treguar se e kanë shumë të vështirë të jetojnë në kushte të tilla me pesë fëmijë.
Por, kushtet e rënda ekonomike nuk janë brenga e vetme e kësaj familje, pasi dy nga pesë fëmijët vuajnë nga epilepsia, ndërsa njëri nga ta ka probleme me shikimin.
Ndërkaq, edhe vet prindërit kanë probleme shëndetësore, gjë që u pamundëson atyre të punojnë.
Kjo familje thotë se shpreson në ndihma të njerëzve vullnetmirë për përmirësim të kushteve e mbase edhe ndërtim të një shtëpie./Gazeta 10/