Ministria e Kulturës në Serbi ka reaguar pasi Muzeu Kombëtar i Kosovës i kërkoi Serbisë të kthej artefaktet e koleksionit arkeologjik dhe etnologjik, raporton Gazeta Enigma.
Kjo ministri thekson se “të gjitha artefaktet që origjinë kanë Kosovën janë pjesë kulturore dhe historike e Serbisë”.
“Kosova dhe Metohija është pjesë e territorit të Serbisë dhe nën ligjet dhe Kushtetutën e Serbisë”, thuhet në qëndrim, raporton Kosovo-onlione.
“Beogradi më të drejtë frikësohet se artefaktet kulturore dhe arkeologjike me origjinë nga Kosova dhe Metohia do të rrezikoheshin, sepse përvoja na tregon qëndrime shkatërruese të institucioneve të përkohshme në Prishtinë ndaj trashëgimisë kulturore, fetare dhe historike të Serbisë”.
Sipas tyre në veçanti të rrezikuara janë monumentet e trashëgimisë serbë të krishterë, duke përmendur se ka sulme mbi objektet e Kishës Ortodokse.