Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Suedinë për marrjen e kryesimit të Presidencës së radhës të Bashkimit Evropian.
Osmani ka thënë se pret që të ketë bashkëpunim të ngushtë në përmbushjen e objektivave të përbashkëta.
“Ua uroj partnerëve tanë suedezë një Presidencë të suksesshme të Këshillit të BE-së. Mezi presim të punojmë së bashku për të përmbushur objektive tona të përbashkëta, për ta sjellë Kosovën më afër BE-së dhe për të forcuar unitetin kundër përpjekjeve për të minuar vlerat dhe interesat tona të përbashkëta”, ka shkruar Osmani në Twitter.
Suedia sot më 1 janar pranon kryesimin e Presidencës së radhës të Bashkimit Evropian nga Republika Çeke, e cila ndryshon një herë në 6 muaj.