Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, e ka uruar shtetin e Kroacisë, me rastin e hyrjes në zonën Shengen dhe futjen e valutës së euros në qarkullim.
Sipas Hotit, ky sukses i Kroacisë është i rëndësishëm për të gjithë Ballkanin.
“Urime Kroacisë për hyrjen në zonën Shengen dhe futjen e euros në qarkullim. Kjo është padyshim e rëndësishme për të gjithë Ballkanin. Pas 27 vitesh të luftës së përgjakshme, kjo është një arritje e madhe. Me durim dhe vendosmëri arrihet gjithçka”, ka thënë ai.
Hoti është shprehur se mezi pret kur shteti i Kosovës, të ketë suksese të ngjashme, të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian dhe të hyjë në NATO.
Ai thotë se Kosova duhet të angazhohet vazhdimisht për integrim, pavarësisht sfidave nga jashtë dhe politikës së brendshme, e cila kurthohet kohë pas kohe.
Me padurim presim ditën kur Kosova të bëhet pjesë e familjes së madhe evropiane dhe aleancës së NATO-s. Angazhimi ynë politik në çdo kohë ka qenë dhe mbetet në funksion të integrimit euro-atlantik të Kosovës, pavarësisht sfidave që na imponohen nga jashtë apo politikës së brendshme që kurthohet kohë pas kohe e na humb kohë të vlefshme.