“Jam i bindur se rendi dhe ligji së shpejti do të triumfojnë edhe atje (në pjesën veriore të Kosovës)”.
Kështu i tha ministri kosovar i brendshëm, Xhelal Sveçla, medias zvicerane “20min.ch”, në një intervistë dhënë në stacionin policor të Mitrovicës më 30 dhjetor.
Pyetur nga media zvicerane se si e parasheh qeveria kosovare mbrojtjen e pakicës serbe në Kosovë, Sveçla fillimisht vlerëson se “ata s’e kanë të lehtë”.
“Sepse janë në presion të vazhdueshëm fizik, psikologjik dhe financiar nga organizatat kriminale nën kontroll të Beogradit. Por edhe nga organizata tjera kriminale në rajon”.
Por, konkludon ai në fjalinë përmbyllëse të tij, “jam i bindur se rendi dhe ligji së shpejti do të triumfojnë edhe atje [në pjesën veriore të Kosovës]”.
Ministri tha se është dëshirë e tij që Kosova fqinjësinë ta ketë demokratike.
“Kjo do ta bënte bashkëpunimin shumë më të lehtë”.
Serbia, sipas tij, është vendi rajonal “jodemokratik”.