Injorim i institucioneve të Kosovës, ndaj qytetarëve të saj po konsiderohet nga KMDLNJ, mos falja e asnjë të burgosuri nga presidenca, tash e më shumë se një vit. Nga mbi 100 kërkesat nga të burgosurit, sa i ka pasur zyra e presidencës gjatë 2022, Vjosa Osmani, nuk e përfilli asnjë prej tyre për festa të fundvitit
Shumë kërkesa nga persona që janë duke vuajtur dënimet e tyre në burgje të Kosovës, kanë shkuar në adresë të zyrës së Presidencës, për të kërkuar faljen e dënimit.
Por, as në këto festa të fundvitit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nuk e ka marr parasysh asnjë nga kërkesat.
Nga Këshilli për mbrojtjen e të drejtave dhe Lirive të Njeriut, thonë se kjo është e paarsyeshme dhe se janë të zhgënjyer nga kjo qasje.
“Ajo cfarë ne jemi të dëshpëruar është se po bëhet viti i dytë që nuk po falet asnjë person, që është i privuar nga liria. Ne si monitorues në bazë të vizitave që i realizojmë në terren në bazë të monitorimeve për të drejtat e njeriut, gjendjes në institucione, kemi bërë vlerësimet që ka persona që meritojnë faljen dhe ka persona duhet të falen”, ka thënë Valentina Demolli.
Sipas KMDLNJ-së, mos falja e dënimit të asnjë prej të burgosurve, tash e dy vjet ndikon edhe në risocializimin e tyre në shoqëri.
“Kjo krijon një dëshpërim tek këta persona, për të mos vazhduar të mos sillen mirë, sepse kur mbahen shpresat tek një mundësi për të përfituar, po e potencoi se kjo është një mundësi që presidentja do mund të shfrytëzonte, atëherë krijon një zhgënjim tek personat e privuar nga liria, gjë që është apriore, reflektohet tek sjelljet e tyre, tek gjendja e tyre psikoemocioanle, e që ndikon edhe në familjet e tyre”, ka shtuar Demolli.
Në lidhje me arsyet se pse presidentja e Kosovës, nuk ka ndërmarrë një vendim, nuk kanë kthyer përgjigje që nga e premtja nga zyra e presidencës. Që nga viti 2009, e tutje mbi 300 persona janë falur nga Presidenca, derisa paraardhësi i Osmanit, Hashim Thaçi, kishte falur mbi 10 të burgosur gjatë mandatit të tij.