“Një konflikt në veri të Kosovës do të ishte katastrofik për Serbinë”

“Një konflikt në veri të Kosovës do të ishte katastrofik për Serbinë”

Avokati dhe opinionisti serb, Vllatko Sekuloviç, në një artikull kushtuar “rënies demografike të Serbisë” analizon edhe çështjet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe efektet që kjo do të kishte për Serbinë.

“Frika kronike dhe tramautike e një konflikti ndër-etnik dhe një gjendje e pasigurisë ontologjike (mugesa e besimit ndaj njerëzve tjerë, mungesa e shpresës dhe mundësisë për kolonozime të ardhshme) kanë rëndësinë e faktorëve relevantë jo-ekonomik që ndikojnë jo vetëm në vendimet e individëve për të mërguar (ikur) nga situata të tilla të frikës konstante ekzistenciale, por janë edhe rrënja negative e rritjes së ikjes që regjistrohet në Serbi dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar ai në një analizë botuar në “Danas”.


“Në këtë kontekst, një konflikt në veri të Kosovës do të ishte katastrofik për Serbinë nga pikëpamja e trendit demografik, dhe rezultatet pozitive të arritura në luftën kundër varfërisë në kuptimin afatshkurtër do të anuloheshin”.

Sekulloviç vëren edhe rritjen e retorikës serbe ndaj vendeve perëndimore të cilat mbështesin mëvetësin e shtetit të Kosovës.

“Të shtrëngosh retorikë ndaj partnerëve që mbase mund të jenë të padëshirueshëm por janë të domosdoshëm, është jo vetëm e pamoralshme, por edhe kundër interesave të popullit serb dhe interesave kombëtare”.

“Në këtë mënyrë, autoritete të padiskutueshme në fushën e së drejtës ndërkombëtare, intelektual që duken si Scherlock Holme-a ose politikan me diploma dhe shtetësi të huaja, të dehur nga nacionalizmi, vazhdojnë me këmbëngulje dhe në mënyrë destruktive të çorientojnë publikun serb më përalla për gjoja ‘riintegrimin’ paqësor të Kosovës brenda rendit kushtetues dhe ligjor të Serbisë, dhe me gjoja baza ligjore për këkrëes për të kthyer forcat e sigurisë serbe në një territor jashtë sovranitetit të shtetit serb”.

“Narrativat nacionaliste me të cilat kryeministrja dhe zyrtarë të tjerë shtetërorë fyejnë përfaqësuesit diplomatikë të partnerëve më të rëndësishëm të Serbisë e nxisin edhe më shumë atmosferën e frikës në popullatën serbe”, ka shkruar mes tjerash ai./Reporteri

Related Articles