Çmimi i derivateve në mesnatë do të shtrenjtohet për 1,5 deri në 2 denarë për litër, vendosi Komisioni Rregullator i Energjetikës, njofton Portalb.mk.
Eurosuper 98, dizeli dhe vaji ekstra i lehtë do të shtrenjtohen për 1,5 denarë, ndërkaq çmimi i Eurosuper 95 do të shtrenjtohet për dy denarë.
Çmimet e reja:
- Benzina Eurosuper 95: 79 denarë për litër
- Benzina Eurosuper 98: 81 denarë për litër
- Dizeli: 81,5 denarë për litër
- Vaji ekstra i lehtë: 80 denarë për litër