Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, ka thënë se shpeshherë vrasjet në Kosovë po kryhen nga persona të cilët kanë të kaluar kriminale.
Në emisionin “Five” ai e ka fajësuar KGJK-në dhe KPK-në për shqiptime të dënimeve joadekuate.
Po ashtu, ai ka thënë se personave të cilët kanë të kaluar kriminale nuk do duhej t’u lejohej veprimtaria e bizneseve private.
“Por në kontekst të saj, po ndodhin vrasjet, ku personat që po i kryejnë kanë të kaluar kriminale, kjo dëshmon që sistemi i brendshëm gjyqësor, prokurorial ka dështuar në aspektin e çështjeve dhe marrja vendimeve penale ndaj kryerësve”, ka thënë ai.
“Kjo dëshmon faktin se KGJK dhe KPK të merren me një komision Ad-Hoc të shihet se gjyqtarët e kanë shqiptuar një dënim adekuat sipas normatives në Kosovë. Njëkohësisht të lihet një person i tillë të ushtrojë veprimtari të tillë, duhet të nxjerrim disa norma tjera juridike, personat që kanë precedent kriminal të mos u jepen e drejta fare për aktivitete të biznesve private”, ka vijuar ai.
Shala ka theksuar se në Policinë e Kosovës ka mungesë të policëve të rendit, të cilët sipas tij do të ndihmonin në parandalimin e vrasjeve.