Është arrestuar një person nën dyshimin se së bashku me dy të dyshuar të tjerë kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta dhe me thikë një person.
Kjo u bë e ditur përmes raportit të policisë, ku theksohet se të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes.
Si pasojë e përleshjes, viktima ka pësuar lëndime trupore, për çka edhe ka pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prorkurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Ndryshe, rasti ka ndodhur në rrugën “Hasan Prishtina”, në Obiliq.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se së bashku me dy të dyshuar tjerë meshkuj kosovarë të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe janë në kërkim policor, kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta dhe me thikë, viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore, për çka ka pranuar tretman mjekësor, e më pas është liruar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.