Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur dje në fshatin Stanoc të Komunës së Vushtrrisë, raporton Gazeta Enigma.
Sipas policisë në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura, teksa gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit pas tretmanit mjekësorë në Spitalin e Vushtrrisë janë liruar.
“Fsh. Stanoc, Mitrovicë- Prishtinë 20.05.2021-15:20. Raportohet për një aksident trafiku në mes të tri veturave, ku lëndime trupore kanë pësuar gjashtë meshkuj dhe një femër kosovare të cilët pas marrjes se tretmanit mjekësor në Spitalin e Vushtrrisë janë liruar”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Ndërkohë në 24-orët enë nivel vendi kanë ndodhur 53 aksidente trafiku me dëme materiale. Poashtu gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 16 aksidente me të lënduar. /Gazeta Enigma/