Një ngjarje tragjike raportohet se ka ndodhur sot në orën 10:30, mbi fshatin Zhur të Prizrenit, konkretisht në magjistralen Zhur-Dragash, shkruan Gazeta Enigma.
Një dëshimtar ka raportuar në polici se ka gjetur një person të varur në një mal, që njihet si “Polevica” mbi fshatin Zhur të Prizrenit.
Sipas konstatimeve të para të policisë dhe hetueses kujdestare trupi është dekompozuar.
Policia menjëherë ka dalur në vendin e ngjarjes, së bashku me hetuesen kujdestare.
“Një dëshmitar sot rreth ores 12:00 ka raportuar në nënstacionin Zhur se në malin që njihet “Polevica’ mbi fshatin Zhur në afersi te magjistrales Zhur-Dragash, ka hasur në një person të varur me litar për një lis. Vendit të ngjarjes ju ka përgjigj patrullat policore te Stacionit Policor Prizren së bashku me hetuesen kujdestare dhe aty shihet personi i varur duket mashkull i dekompozuar.
Dëshmitari e ka has rreth orës 10:30 dhe është vonuar për shkak të terrenit malor derisa ka arrit në nënstacionin Zhur”, tha Shaqir Bytyqi për Enigmën, zëdhënës i Policisë së Kosovës në Rajonin e Prizrenit.
/Gazeta Enigma/