Një 19-vjeçar nga Kosova ka rënë në prangat e policisë pasi tentoi të kalonte kufirin drejt Italisë nga porti i Durrësit me dokumente të falsifikuara.
“Shërbimet e PKK Port Durrës, në kuadër të masave të marra për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, kanë ushtruar kontrolle të imtësishme me pajisje dedektuese bashkëkohore ndaj shtetasve dhe mjeteve që kalojnë në port”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu u ndaluan edhe dy shtetas të tjerë, të akuzuar për përndjekje.
“Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. D., 41 vjeç, pasi ishte shpallur në kërkim nga shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, për veprën penale “Përndjekja”.