Kapet rumuni me 70 kilogramë kanabis në pikën kufitare në Morinë (VIDEO)

Kapet rumuni me 70 kilogramë kanabis në pikën kufitare në Morinë (VIDEO)

Një shtetas rumun është arrestuar në pikën kufitare në Morinë.

Në veturën e tij, u sekuestruan rreth 70 kilogramë lëndë të dyshuara narkotike kanabis, nga Policia e Kukësit në bashkëpunim me kolegët e tyre kufitar në Morinë.

Në operacionin e finalizuar “Indicia” u arrestuan një 48 vjeçar F.B.

“Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në pjesën e poshtme të automjetit u gjetën dhjetëra pako të mbushura me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale rreth 70 kilogramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe me 2 aparate celulare”, thuhet në njoftimin e Policisë Shqiptare.

Ani se rumuni u kap i vetëm, policia shqiptare po dyshon se mund të ketë edhe persona të tjerë të përfshirë.

“Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, vijon hetimi i thelluar, për zbardhjen e plotë të këtij rasti, si për identifikimin e kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale”, njofton tutje PSh.

Kjo sasi e kapur e kanabisit sipas forcave të rendit u bë vetëm falë informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative dhe  të administruara nga strukturat hetimore, e ku për destinacion kishte vende të Bashkimit Evropian.

Related Articles