Haxhiu ‘sulmon’ Gjykatën dhe Prokurorinë: Po i inkurajojnë kriminelët në veri

Haxhiu ‘sulmon’ Gjykatën dhe Prokurorinë: Po i inkurajojnë kriminelët në veri

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është deklaruar të hënën mbrëma lidhur me ndërrimin e masës së ish-policit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, nga paraburgimi në arrest shtëpiak.

Haxhiu duke komentuar vendimet e Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe Prokurorisë Speciale, ‘goditi’ këto instanca të drejtësisë duke thënë se përmes këtij vendimi po i inkurajohen kriminelët në veri të Kosovës.

Nga ana tjetër, e para e MD-së thotë se Qeveria Kurti nuk ka gisht në këtë çështje.

“Inkurajim për kriminelët që po e sfidojnë, dhe po i rrezikojnë qytetarët në veri, për ne ka qenë i pa pranueshëm. Unë mendoj që mjafton fakti që këto veprime të Prokurorisë dhe Gjykatës është inkurajim për kriminelët. Ajo çfarë është e pa drejtë janë hedhur akuza në drejtim të Qeverisë, se kinse ka qenë Qeveria përgjegjëse për heqjen e masës së paraburgimit”, u shpreh ajo në Debat Plus.

Arrestimi i Pantiqit, nxiti ngritjen e barrikadave në veri të Kosovës.

Barrikadat të cilat u hoqën më pas, u vendosën nga disa serbë lokalë, duke bllokuar rrugët që çojnë drejt dy pikëkalimeve kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak, që lidhin Kosovën me Serbinë.

Related Articles