Tifozja e botërorit vazhdon me ‘show’, tani viziton edhe palestrat e basketbollit

Tifozja e botërorit vazhdon me ‘show’, tani viziton edhe palestrat e basketbollit

U bë e famshme gjatë Kupës së Botës ‘Katari 2022’, Ivana Knoll, modele e njohur nga Kroacia po vazhdon spektaklin e paraqitjeve të saja në sport.

Knoll e cila bëri një rritje të madhe në rrjetet sociale, në veçanti në Instagram – ku arriti shifër prej 3.6 milionë ndjekës, mbrëmë ishte në palestër në Amerikë, duke shikuar ndeshje basketbolli.

Dhe sigurisht që me stilin e saj, bëri për vete gjithë shikuesit e NBA-së, e sidomos ata të Miami Heat, pasi kishte të veshur fanellën e tyre.

Kroatja u bë e famshme edhe për thyerjen e tabusë në shtetin arab, duke u zhveshur në stadiumet e Katarit gjatë Kampionatit Botëror.

Related Articles