“Shkarkimi i Martin Berishajt rrezikon t’i tërheqë pas vetes Kurtin e Osmanin”

“Shkarkimi i Martin Berishajt rrezikon t’i tërheqë pas vetes Kurtin e Osmanin”

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se afera sipas tij në përmasa milionëshe e ambasadorit Martin Berishaj duhet të hetohet nga një Task Forcë me prokurorë dhe hetuesë më të mirët që ka sistemi i drejtësisë në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri tha se faktet e reja të publikuara në media për skandalin e Martin Berishajt duhet të hetohen në një formë të pavarur.

Tahiri shtoi se shkarkimi i Berishajt nuk është më alternativë dhe se kjo duhet të ndodh sa më shpejt.

Madje, ai tha se egziston rreziku që ambasadori me veprimet e tij të shkaktojë edhe rënien nga pushteti të presidentes Osmani dhe kryeminsitrit Kurti.

Postimi i plotë:

Faktet e reja të publikuara në mediat tona për përmasat milionëshe të aferës së Martin Berishajt dhe implikimet e financimit nga mafia energjetike të fushatave zgjedhore, që në Kosovë kanë prodhuar një kryeministër dhe një presidente, duhet të hetohen nga një trup special apo një Task Forcë me prokurorët e hetuesit më të mirë që i ka Kosova, e ngarkuar ekskluzivisht me këtë qëllim. Natyrisht, shkarkimi i Ambasadorit Berishaj nuk është më çështje opsionale, përveç nëse ai, siç edhe po duket, rrezikon t’i tërheqë pas vetës edhe kryeministrin edhe presidenten.

Related Articles