Zekirija Ramadani: Lojtarët nuk do t’i bien pishman që i kanë prish kontratat dhe janë rikthy prapë te Gjilani

Zekirija Ramadani: Lojtarët nuk do t’i bien pishman që i kanë prish kontratat dhe janë rikthy prapë te Gjilani

SC Gjilani sot i ka nisur stërvitjet nën drejtimin e trajnerit Zekirija Ramadani, pasi iu janë shlyer borxhet nga Florim Zuka, raporton Gazeta Enigma.

Zekrija Ramadani ka deklaruar nga qendra stërvitore duke thënë se i gjithë ekipi është prezent në stërvitje.

Ai po ashtu ka thënë se lojtarët nuk do t’i bien pishman që janë rikthyer në skuadër.

“Për momentin i gjithë ekipi është këtu. Ndoshta edhe unë kam pas ndonjë marrëveshje me dikë, por kam pritur deri në momentin e fundit se çfarë do të ndodhë me Gjilanin. Është e vështirë ta lësh një projekt në gjysmë. Të gjithë futbollistët që i kanë prishur të gjitha marrëveshjet që i kanë pasur me skuadrat tjera dhe janë rikthy prapë te Gjilani nuk do t’i bien pishman deri në fund”, ka deklaruar Zekirija Ramadani.

Ramadani ka thënë se do të mundohen që të përforcohem së paku me dy lojtarë gjatë afatit kalimtar të janarit.  

“Nuk na ka thënë as jo e as po, por për momentin e dini që afati kalimtar në janar është mjaftë i vështirë edhe të gjithë skuadrat tjera i kanë pasur sytë te Gjilani se mos nuk po organizohemi dhe të marrin përforcime nga skuadra e jonë, kështu që u prishën planet e tyre. Tani është shumë e vështirë për të gjetur përforcim. Por unë mendoj që një ose dy mund të transferojmë”, ka thënë Ramadani. /GAZETA ENIGMA/

Related Articles