Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka publikuar bilancin 24 orësh ku bëhet e ditur se janë regjistruar dy vdekje dhe 58 raste të reja me COVID-19, derisa janë shëruar 156 pacientë, raporton Gazeta Enigma.
Numri total i rasteve pozitive është 107.178 raste, ndërsa numri i vdekjeve ka shkuar në 2239, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101.099 raste.
Tutje, IKSHKP-ja bën thirrje te qytetarët që t’a mbajnë higjienën dhe t’a respektojnë distancën fizike.