EKSKLUZIVE: SC Gjilani transferon mbrojtësin e njohur

EKSKLUZIVE: SC Gjilani transferon mbrojtësin e njohur

Sport Club “Gjilani” sot ka nisur përgatitjet për sezonin pranveror në Superligën e Kosovës në futboll.

Gjilanasit në muajt e fundit janë përballur me probleme të shumta financiare dhe ishte rrezikuar edhe pjesëmarrja në vazhdim të kampionatit, raporton Gazeta Enigma.

Tashmë ‘kuqebardhët’ janë duke menduar edhe për transferimet në këtë afat kalimtar të janarit.

Gazeta Enigma mëson ekskluzivisht se SC Gjilani ka arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin e njohur, Egzon Sinanin.

28-vjeçari së fundmi ka qenë pjesë e kampionit aktual, FC Ballkani.

SC Gjilan në sezonin vjeshtor është pozicionuar në vendin e katërt me 27 pikë të mbledhura, aq sa ka edhe Prishtina e cila zë vendin e tretë.

/Gazeta Enigma/

Related Articles