Një pacient bie nga kati i katërt i QKUK-së, policia jep detaje

Një pacient bie nga kati i katërt i QKUK-së, policia jep detaje

Në orët e mëngjesit të së dielës, policia ka njoftuar se një person ka rënë nga një repart i QKUK-së, raporton Gazeta “Enigma”.

Ai ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor, ka bërë të ditur për Gazetën “Enigma”, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth 09:30, kemi pranuar informatën se në QKUK në Prishtinë, një person ka rënë nga një ndërtesë (repart i spitalit) dhe i njëjti  ka pësuar lëndime  trupore. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që  hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, ka thënë ajo. / Gazeta Enigma.

Related Articles