Ministria e Drejtësisë ka formalizuar grupin punues për hartimin e koncept dokumentit për themelimin e Institutit për krimet të kryera gjatë luftës në Kosovë.
Pjesë e këtij grupi punues do të jetë shoqëria civile, ekspert vendor, konsulent dhe qytetarë.
Kështu ka bërë të ditur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila përmes një postimi në Facebook, ka ftuar qytetarët që posedojnë dokumente të dërgojnë në adresën e tyre.
“Sapo formalizuam grupin punues për hartimin e koncept dokumentit për themelimin e Institutit për krimet të kryera gjatë luftës në Kosovë. Pjesë e grupit punues përveç zyrtarëve përkatës të politikave dhe përfaqësuesve politik, do të jenë edhe përfaqësues të shoqërisë civile, ekspertë vendor, konsulentë e qytetarë të cilët vullnetarisht kanë dokumentuar krimet e luftës gjatë këtyre 20 viteve të fundit.
Postimi i saj i plotë.