Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit që t’i japin dritën e gjelbër Reformës së Skemave Sociale dhe Pensionale, raporton Gazeta “Enigma”.
Kjo pasi ai e ka konsideruar si jetike kalimin e kësaj reforme.
“Kjo reformë mundësohet nga marrëveshja që ne si Qeveri kemi nënshkruar me Bankën Botërore, marrëveshje e cila tashmë ka muaj që pret dritën e gjelbër nga Kuvendi i Republikës. Shpresoj që një nga punët e para që do të bëjë Kuvendi në sesionin e ri, të jetë ratifikimi i kësaj marrëveshjeje”, theksoi ai përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”. / Gazeta Enigma.