Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, ka takuar të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Keisuke Yamanaka.
Haradinaj gjatë këtij takimi me Yamanaka, bisedoi për situatën aktuale në vend dhe thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Japonisë në fusha të ndryshme.
Po ashtu, Haradinaj u ftua të marrë pjesë në shënimin e Ditëlindjes së Perandorit, më 23 shkurt.
“Me kënaqësi pranova ftesën Ambasadës së Japonisë në Prishtinë, në shënimin e Ditëlindjes së Perandorit, më 23 shkurt”, u shpreh Haradinaj.
Poashtu, Haradinaj tregoi se gjatë takimit, i ka shprehur mirënjohje z. Yamanaka për përkrahjen që Japonia i ka dhënë Kosovës.