Greta Thunberg është liruar nga policia gjermane pasi u ndalua gjatë një proteste kundër një miniere qymyri me aktivistë të tjerë, të martën.
20-vjeçarja suedeze u fotografua duke u transportuar nga policia në Luetzerath, ku një fshat do të shkatërrohet për t’i hapur rrugë fabrikës së qymyrit.
Ajo u arrestua së bashku me aktivistë të tjerë, por u lirua pas një kontrolle të identitetit që iu bë, sipas policisë lokale.
Thunberg u mor nga tre oficerë të policisë dhe u mbajt nga një krah në një vend larg minierës, dhe më pas ishte shoqëruar përsëri drejt furgonëve të policisë, shkruan Standard.