Pas krizës së rëndë që ka kapluar tash e sa kohë Besën e Pejës, duket se tashmë skuadra nga Peja do të dalë me fytyrë krejt tjetër.
“Livesport” merr vesh gjithashtu se së shpejti, klubi do të prezantojë edhe afrimet e reja, ndërsa skuadra do të jetë e udhëhequr nga legjenda e klubit, Haxhi Zeka.
Pejanët gjatë kësaj jave pritet edhe të finalizojë marrëveshjet me së paku 10 futbollistë.
Ndryshe, Besa e Pejës gjendet në vendin e fundit në renditjen tabelare të Ligës së Dytë, me vetëm katër pikë të grumbulluara.