Përmes një komunikate të Odës së Hotelerisë dhe Turizmit ka treguar se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, iu ka kërkuar kohë deri të mërkurën për të vendosur për lirimin e masave.
Ata kanë treguar se në takimin e mbajtur të martën me ministrin e Shëndetësisë, kanë përfshirë kërkesat e të gjitha sektorëve që përfaqëson Oda e Hotelerisë dhe Turizmit si sallat e dasmave, pishinat, estradë, dekore, dhe të gjitha sektorët tjera, e që sipas tyre takimi ka qenë në favor të tyre dhe pritet të lirohen masat që nga data 26 maj.
Komunikata e plotë:
Oda e Hotelierisë dhe Turizmit i ka shtyer të gjitha veprimet që ka pasur plan t’i vë në praktikë, për shkak se kanë marur shumë shpresë dhe premtime nga takimi me ministrin z. Vitia që do të lirohen masat për sektoret e mbyllura.
Përfaqësues nga OHT, me datë 18.5.2021 në ora 16:30 janë takuar me ministrin e Shëndetësisë z. Arben Vitia.
Qëllimi i takimit ishte bisedë rreth rishikimit të kërkesave të OHT ndaj masave antiCovid, duke i përfshirë kërkesat e të gjitha sektoreve që i përfaqëson OHT (salla të dasmave, pishina, estradë, dekore, dhe të gjitha sektoret tjera), me ç’rast u kërkua që sa më parë të dilet me një vendim të ri, dhe lehtësim të masave për këto sektore!