Inskenoi grabitjen, 23-vjeçari nga Prishtina përfundon në polici

Inskenoi grabitjen, 23-vjeçari nga Prishtina përfundon në polici

Një 23-vjeçar është intervistuar këtë të enjte nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, për veprën lajmërim apo kallëzim i rrejshëm.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ka thënë për Telegrafin se i njëjti ka inskenuar një rast të grabitjes dhe ka lajmëruar rrejshëm.

“Pas zhvillimit të hetimeve, ekzaminimit të vendit të ngjarjes, si dhe sigurimit të provave të tjera, në lidhje me rastin e grabitjes raportuar me datën 16.01.2023, nga hetuesit është vërtetuar se ankuesi ka inskenuar rastin dhe aksidentin si dhe i njëjti i ka lajmëruar rrejshëm”, ka thënë Ahmeti.

Pas intervistimit, në koordinim me prokurorin e shtetit, është bërë rikualifikimi i veprës, dhe ndaj  personit të dyshuar A.M 23 vjeçar, është iniciuar rast për lajmërim apo kallëzim të rrejshëm. 

Related Articles