Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti për mos kalimin e Projektligjit në Kuvend për tërheqjen e Trustit.
Tahiri tha Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti për të dytën herë me radhë e kthyen mbrapsht kërkesën e qytetarëve për tërheqjen e mjeteve të kursyera nga Trusti.
“Në mes gjendjes së rënduar sociale të popullit dhe pushtetarit Albin Kurti, nuk ekziston më asnjë lidhje mirëkuptimi e konsiderate.”, ka shkruar Tahiri.
Postimi i plotë:
Kërkesën e qytetarëve për tërheqjen e parave nga TRUSTI, e morëm për obligim dhe e sollëm në Kuvend. Atë e ktheu mbrapsht për të dytën herë me radhë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti. Në mes gjendjes së rënduar sociale të popullit dhe pushtetarit Albin Kurti, nuk ekziston më asnjë lidhje mirëkuptimi e konsiderate. Atë e shkëputën përfundimisht me votë, deputetët e Albin Kurtit nga Lëvizja Vetëvendosje.