Për dështimin e Trustit, qytetarët betohen të dënojnë deputetët (VIDEO)

Për dështimin e Trustit, qytetarët betohen të dënojnë deputetët (VIDEO)

Në të parën dështoi, e as në rastin e dytë ‘Trusti’ nuk kaloi.

Ndonëse për ta çuar prapë në kuvend u mblodhën mbi 21 mijë nënshkrime për një javë, puna shkoi huq, meqë deputetët nuk votuan pro tij.

Këta të fundit po thuhet që do të kenë pasoja për veprimin që bënë.

“Këtë zhgënjim do t’ua tregojmë në zgjedhje sepse shumica prej tyre nuk do të jenë më deputetë të kuvendit të Republikës së Kosovës.” tha Visar Dili, nga ‘Iniciativa për TRUST-in.

Organizatorët thanë se do të shohin aspektin ligjor se cilët mund të jenë hapat që do të ndërmarrin tutje derisa nuk e përjashtuan edhe mundësisë që vendimin ta dërgojnë në kushtetuese.

Related Articles