Partizani nxiton për të zëvendësuar Xhuljano Skukën, teksa menjëherë ka arritur marrëveshjen me klubin e Trepca 89′-të për transferimin e Christian Mba.
Sulmuesi 24-vjeçar ka shkëlqyer gjatë këtij edicioni, teksa ka shënuar 10 gola e ka dhënë 5 asist në 18 paraqitje, duke qenë lideri i skuadrës.
Megjithatë, drejtuesit e Partizanit kanë menduar që të investojnë, duke negociuar me klubin dardan për transferimin e sulmuesit 23-vjeçar drejt Abissnet Superiores. Stafi teknik i të kuqve ka dhënë pëlqimin për lojtarin. Mba u transferua sezonin e shkuar në Kosovë, ndërsa tashmë ka mundësinë për të bërë një tjetër hap para, teksa Partizani shihet si një trampolinë për të.
Klubi i Partizanit po negocion për çmimin e lojtarit, ndërsa mësohet se palët janë shumë pranë arritjes së një marrëveshje