Njësia Speciale Operative përderisa po realizonite një pikë kontrolli në fshatin Bistricë, ka ndaluar veturën “Skoda” ngjyrë e zezë me targa të huaja me vozitës M.R., 20-vjeç, shtetas i Serbisë.
Sipas Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit të veturës janë gjetur një sasi e konsiderueshme e të hollave në vlerë prej 30.870 euro të cilat personi i dyshuar i kishte të padeklaruara.
“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i krimeve të rënda i cili ka sugjeruar të iniciohet vepra penale ‘Mosdeklarim i pasurisë’ dhe të konfiskohen të hollat. Personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së.
“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ofrimin e sigurisë dhe parandalimin e të gjitha dukurive negative dhe veprave penale në vend”, thuhet në kumtesën e PK-së.