Boris Johnson viziton Ukrainën, pritet nga Zelensky

Boris Johnson viziton Ukrainën, pritet nga Zelensky

Ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, ka udhëtuar në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

Johnson vizitoi periferinë e qytetit të dielën përpara se të pritej nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Deputeti konservator tha se ishte “privilegj” të vizitonte vendin me ftesë të Zelenskyt.

Vizita e paralajmëruar erdhi pasi u shfaqen pyetje të reja mbi financat personale të ish-kryeministrit në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan BBC-ja.

Gjatë vizitës së Johnsonit në Ukrainë ai u prit nga Zelensky dhe ministra të tjerë ukrainas në Kiev.

“Unë mirëpres Boris Johnsonin në Kiev, një mik i vërtetë i Ukrainë. Boris faleminderit për mbështetjen tuaj!”, shkroi Zelensky në Telegram.

Ai vizitoi gjithashtu qytetet Bucha dhe Borodyanka, në veriperëndim të Kievit, të cilat u pushtuan nga forcat ruse në mars të vitit të kaluar.

Pasi trupat ruse u zmbrapsën, skena të shkatërrimit në masë u zbuluan në dy qytete, duke përfshirë trupat e civilëve të shpërndarë përgjatë një rruge në Bucha.

Johnson tha se “vuajtjet e popullit të Ukrainës kanë vazhduar për një kohë të gjatë”.

“E vetmja mënyrë për t’i dhënë fund kësaj lufte është që Ukraina të fitojë – dhe të fitojë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Johnson. “Ky është momenti për të dyfishuar dhe për t’u dhënë ukrainasve të gjitha mjetet që u nevojiten për të përfunduar punën. Sa më shpejt të dështojë Putini, aq më mirë për Ukrainën dhe për të gjithë botën”.

Kryeministri aktual i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak u tha se ishte “mbështetës” i vizitës së Johnsonit.

Related Articles