16 persona kanë vdekur si pasojë e shembjes së një ndërtese në Alepo të Sirisë.
Në mesin e 16 viktimave kishte edhe fëmijë, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Ndërtesa pesëkatëshe u shemb derisa banorët ishin duke fjetur.
Sipas autoriteteve brenda objektit jetonin shtatë familje me gjithsejt 35 persona.
Ministria e Brendshme njoftoi se ende nuk dihet nëse ishin të gjithë banorët e ndërtesës në momentin tragjik.
Në ndërkohë ende po vazhdojnë operacionet për kërkimin e personave nën rrënoja.