Pse dërgimi i armëve në Ukrainë po përçan Perëndimin?

Pse dërgimi i armëve në Ukrainë po përçan Perëndimin?

Kryeqytetet perëndimore janë të dyzuar për dërgimin e tankeve moderne në Ukrainë, diçka që deri vonë konsiderohej tabu për aleatët e Kievit.

Tanke të tilla, sipas Financial Times, shihen si thelbësore për përpjekjet e Ukrainës për të rimarrë territorin nga Rusia, e cila ka mobilizuar 150,000 trupa për një ofensivë të re.

Gjashtë muajt e ardhshëm janë kritikë për të dyja palët.

Pse disa vende janë gati të dërgojnë tanke moderne?

Me pak fjalë, ata do të ndihmojnë Ukrainën të thyejë ngërçin në fushën e betejës dhe të rimarrë territorin e saj nga forcat pushtuese ruse. Tanket perëndimore – si M1 Abrams amerikan, Challenger 2 britanik ose Leopard 2 i prodhimit gjerman  do t’i jepnin ushtrisë ukrainase fuqi për të shkatërruar linjat e mbrojtjes ruse.

Ata gjithashtu do të ishin të dobishme në mbrojtjen e linjave ukrainase kundër një ofensive të mundshme të Rusisë në javët e ardhshme.

Tanket janë një element kritik në të ashtuquajturat manovra të kombinuara të armëve, operacione që përfshijnë këmbësorinë dhe artilerinë për të të marrë në kontroll territoret, raporton abcnews.al.

Përveç kësaj, tanket perëndimore do t’i siguronin Ukrainës një avantazh ndaj tankeve ruse, sepse ata kanë armaturë superiore, armë më të sakta dhe sisteme më të mira kontrolli dhe navigimi, për shembull, për të zhvilluar operacione gjatë natës.

Pse është Leopard 2 në krye të listës së kërkesavve të Kievit?

Tanket Leopard ka aftësi të ngjashme me Abrams të prodhimit amerikan ose britanik Challenger, por gjithashtu paraqet disa avantazhe, sipas ekspertëve ushtarakë.

Por avantazhi kryesor është disponueshmëria e tij. 13 ushtri europiane operojnë rreth 2,000 tanke Leopard 2, sipas Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike. Nuk është e qartë se sa prej tyre janë gati për luftim dhe sa do të kenë nevojë për tu riparuar.

A ka Ukraina mjaftueshëm tanke?

Po shumë. Ajo kishte flotën e saj të tankeve të epokës sovjetike. Ajo ka sekuestruar më shumë se 500 tanke nga forcat ruse që nga pushtimi i tyre shkurtin e kaluar. Ajo gjithashtu ka blerë 240 T-72 nga Polonia dhe Republika Çeke. Por Ukraina po humbet shumë tanke për shkak të sulmeve ruse ndoshta deri në 130 në muaj, sipas Gustav Gressel i Këshillit Europian për Marrëdhëniet me Jashtë.

Vetëm disa municione dhe pjesë këmbimi janë të disponueshme për tanket e epokës sovjetike midis aleatëve të Ukrainës. Pra, si me artilerinë, Ukraina duhet të kalojë në pajisjet e specifikuara perëndimore ose rrezikon të mbesë pa predha dhe pjesë këmbimi.

Ky është një tjetër avantazh i Leopard 2, pasi do të thjeshtonte logjistikën për forcat ukrainase, pasi riparimet, rezervat dhe municionet do të ishin të njëjta.

Aleatët e NATO-s kanë dërguar automjete të blinduara. Pse hezitojnë të dërgojnë tanket?

Disa qeveri, duke përfshirë SHBA-në, Gjermaninë, Britaninë, Francën dhe Suedinë, kanë premtuar mjete luftarake të këmbësorisë dhe mjete të tjera të blinduara luftarake në Ukrainë.

SHBA ka thënë se do të dhurojë të paktën 59 Bradley dhe 90 Stryker, ndërsa Gjermania po siguron Marders. Këto transportues të personelit të blinduar janë gjithashtu të pajisur me armë të fuqishme, të cilat do t’i japin Ukrainës një aftësi shtesë sulmuese.

Franca këtë muaj tha se do të dërgonte një numër të paspecifikuar automjetesh të blinduara AMX-10 “tank killer”, të konsideruara nga disa analistë si tanke të lehta.

Megjithatë, tanket kryesore të betejës perëndimore, ofrojnë një nivel fuqie zjarri që aleatët perëndimorë kanë hezituar t’ia japin Kievit. Mbretëria e Bashkuar u përpoq ta thyente këtë tabu javën e kaluar kur tha se do të dërgonte 14 tanke Challenger në Ukrainë.

Shifrat nuk janë të rëndësishme ushtarakisht, por vendimi krijoi një precedent që Britania shpresonte se do të inkurajonte vendet e tjera të ndiqnin shembullin e njejtë së shpejti.

Megjithatë, SHBA-ja ka thënë se nuk do të dërgojë tanket Abrams sepse është shumë e vështirë për Ukrainën t’i mirëmbajë ato, ndërkohë që opsionet alternative të përshtatshme në rajon janë të shumta, siç është Leopard në veçanti.

Qeveria gjermane u përmbajt nga dërgimi i Leopardëve, duke pasur parasysh rrezikun që Rusia do ta shihte këtë veprim si një përshkallëzim që mund të  përfshijë NATO-n në konflikt, raporton abcnews.al.

Pse roli i Gjermanisë është kaq vendimtar?

Sipas kushteve të kontratave të eksportit, miratimi i Berlinit kërkohet nëse qeveritë e tjera duan t’i dhurojnë tanke Leopard në Kiev. Gjermania ka rreth 350 Leopard 2 të sajat, megjithëse është e paqartë se sa prej tyre janë plotësisht funksionale.

Boris Pistorius, ministri i ri i mbrojtjes së Gjermanisë, tha të premten se ushtria do të fillojë vlerësimet teknike të flotës së saj të tankeve në pritje të një vendimi përfundimtar nëse do t’i dërgojë ato.

Kancelari Olaf Solz është i shqetësuar se, për shkak se furnizimet me tanke Leopard në Kiev në fakt varen nga mbështetja e tij, çdo dritë jeshile nga Moska do të shihet si një përshkallëzim nga udhëheqja e Berlinit.

Kjo është arsyeja pse Scholtz dëshiron që SHBA të pranojë të dërgojë tanke përpara se të japë miratimin e tij.

Related Articles