Gazetari dhe analisti Vehbi Kajtazi ka komentuar raportimet se Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq e ka njoftuar partinë e tij për dorëheqje.
Kajtazi shkruan se Vuciq nuk do ta japë dorëheqje, por po i manipulon serbët se ka shumë presion për marrëveshje me Kosovën.
“Vuçiqi nuk jep doreheqje. Ai po i manipulon serbët se demek ka shumë presion për një “marrëveshje të keqe me Kosovën”. Në fakt kjo marrëveshje është shumë e mire për Serbinë. Fitojnë zajednicen dhe nuk e njohin Kosovën”, ka shkruar Kajtazi në Tëitter.
Sipas mediumit serb Pink, Vuçiq e ka informuar kryesinë e partisë për presionet e Perëndimit ndaj Serbisë në lidhje me Kosovën dhe menjëherë pas kësaj është larguar nga selia e partisë.
Pink raporton se Vuçiq “i dëgjoi të gjitha këto me durim dhe më pas tha se do të largohej nëse dikush mendonte se mund të bënte më mirë”.