Nis protesta në kundër deklaratave të kryeministrit Kurti

Nis protesta në kundër deklaratave të kryeministrit Kurti

Para pak minutave ka filluar protesta në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për shkak të deklaratave të kryeministrit Albin Kurti për politikanin serb, Oliver Ivanoviq, raporton Gazeta “Enigma”.



Kjo protestë u organizuar nga fëmijët e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët do të protestojnë kundër deklaratave të kryeministrit Albin Kurti për politikanin e ndjerë serb, Olivier Ivanoviq, me moton, “Kryeministër, mos na shkel në gjak! Stop, devijimit të historisë”.

Në njoftim u tha se protesta është organizuar për shkak të indinjimit me veprimet e Kurtit, që sipas thirrësve ai ka tentuar të amnistojë një kriminel lufte.

Related Articles