Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, ka thënë se rruga e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk ka alternativë dhe shtoi se propozimi evropian është një mundësi e mirë që të dyja palët duhet ta shfrytëzojnë.
“Italia, si një nga vendet e para që ka njohur Kosovën, është e vetëdijshme se sa kërkues mund të jetë procesi i pajtimit me Serbinë. Por ne duhet të lëmë mënjanë vizionin e tjetrit si armik dhe të bëjmë zgjedhje të guximshme për të krijuar një klimë besimi dhe respekti reciprok”, tha ao gjatë takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Mattarella shtoi se propozimi i BE-së përfaqëson një mundësi të mirë që duhet të përfitojnë të dyja palët, me qëllim anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
“Procesi i integrimit evropian është i rëndësishëm për stabilizimin e Ballkanit”, vijoi ai.
Ai shprehu mbështetjen e Italisë për aspiratat e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.