Firma gjermane “TUV Rheinland” ishte neglizhuese mbi dhënien e certifikatave të sigurisë për një kompani franceze e cila bëri implantime të gabuara të gjirit.
Sipas vendimit të një gjykate në Paris nga një grup avokatësh u morr vendimi që mijëra gra që kanë kryer implante në të gjithë botën të kërkojnë dëmshpërblim për materialin e keq të implanteve që u janë vendosur, teksa për shumë njerëz ky rast po cilësohet si skandal i madh.
Më shumë se 300 mijë gra bën implante të gjirit në 10 vitet e fundit deri në 2010 nga PIP (Poly Implant Prothese).
Implante këto që ishin të mbushura me silikon të lirë dhe të nivelit industrial të papastruar për përdorim njerëzor, shkruan CNN, transmeton Gazeta Enigma.
Një nga gratë që bëri këtë implant tha se edhe pse ky proces ligjor mbaroi sot nuk do të thotë se mbaron për të pasi që akoma bart silikon brenda trupit të saj.
Çështja u soll nga gratë të cilat thanë se kishin vuajtur probleme shëndetësore afatgjata pasi kishin marrë implantin PIP. Qindra prej këtyre grave duhet të dëmshpërblehen, megjithëse gjykata hodhi poshtë kërkesën për dëmshpërblim për qindra gra të tjera.
Grupi i Avokatisë Shoqata Botërore e Viktimave PIP Implant (PIPA) tha se ky vendim është I dëmshëm dhe do të ketë implikime për dhjetëra mijëra gra të tjera nga dhjetra vende të botës që morën implantet PIP.
PIPA po kërkon kompensim për rreth 20,000 viktima sidomos në disa raste të veçanta të Francës. Ata thanë që akoma më shumë gra, nga Britania deri në Kolumbi, mund të paraqiten si rezultat i vendimit të së enjtes.
Pas këtij skandali themeluesi i saj, Jean-Claude Mas, u burgos për katër vjet dhe u gjobit me 75,000 euro në vitin 2013.
Në atë kohë, Mas i tha hetimit të policisë se punonjësit e tij do të hiqnin nga përdorimi silikonin industrial përpara se TUV Rheinland të bënte inspektimet vjetore.
Implantet e prodhuara në mënyrë mashtruese nga PIP kishin deri në gjashtë herë më shumë gjasa të këputeshin sesa implantet e tjera.
Viktimat kishin pësuar sëmundje auto-imune, frikë nga kanceri dhe ankth të zgjatur, derisa shkalla e incidencës së autizmit tek fëmijët që ushqehen me gji nga nënat që kanë implant ishte shumë më e lartë se gratë normale.
Sipas PIPA tha dëmet që variojne për dëmshpërblimet për secilën viktimë janë midis 20 mijë dhe 70 mijë euro dhe ky kompensim pritet të bëhet në shtator./Gazeta Enigma/